Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Tirana dhe Kukësi kualifikohen në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Tirana dhe Kukësi kualifikohen në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

18:32, 24/06/2020

Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja midis Besëlidhjes dhe Tiranës, e vlefshme për fazën  çerekfinale në Kupën e Shqipërisë.

Bardheblutë arritën të kualifikohen në fazën tjetër të këtij kompeticioni, pasi në ndeshjen e parë në “Selman Stermasi” kishin triumfuar me rezultatin e thellë 5-1.

Fillimisht ishin lezhianët që kaluan në avantazh me anë të Gjorgjeviç në minutën e 46-të të takimit. Mirëpo kur ndeshja po mbyllej me këtë rezultat,në minutën e 92-të, Ernest Muçi barazon rezultatin e krejt takimit.

Edhe ndeshja midis Kukësit dhe Apolonisë ishte pa shumë histori, pasi verilindorët arritën të fitonin me rezultatin e thellë 3-1, duke siguruar edhe kualifikimin në gjysmëfinale. Pas fitores 1-2 në Fier, blutë nuk falën as në “Elbasan Arena”.

Lulaj, Shkurtaj dhe Ethemi ishin autorët e golave për Kukësin, ndërkohë Gjata realizoi golin e nderit për miqtë fierakë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco