VIDEO/ Teuta eliminon Vllazninë, kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

VIDEO/ Teuta eliminon Vllazninë, kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

18:30, 24/06/2020

Teuta ka eliminuar Vllazninë nga Kupa e Shqipërisë.

Durrsakët fituan me rezultatin minimal 1-0 dhe në këtë mënyrë janë kualifikuar në gjysmëfinalen e Kompeticionit të dytë më të rëndësishëm sportiv në Shqipëri.

Një triumf i merituar ky për skuadrën e Edi Martinit e cila e dominoi totalisht këtë përballje, ndërsa goli i vetëm u realizua nga kapiteni Renato Arapi në minutën e 76-të.

Vlen të theksojmë që gjatë pjesës së parë Kallaku gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Kujtojmë që rezultati i sfidës së parë u mbyll në barazim 2-2. Për sa i përket gjysmëfinaleve, ndeshjet e para janë parashikuar të luhen më 1 korrik, ndërsa ato të kthimit më 15 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco