Arsenali harron gabimet e David Luizit, klubi anglez i rinovon kontratën mbrojtësit brazilian

Arsenali harron gabimet e David Luizit, klubi anglez i rinovon kontratën mbrojtësit brazilian

17:38, 24/06/2020

Pavarësisht se zhvilloi një ndeshje mjaft të dobët ndaj Man City-t, mbrojtësi David Luiz gëzon ende besimin e trajnerit dhe drejtuesve të Arsenalit, pasi klubi londinez i ka rinovuar ditën e sotme kontratën edhe me një tjetër sezon.

33-vjeçari është pjesë e “topçinjve” që prej verës së kaluar, kur nënshkroi një kontratë një vjeçare, ndërsa tani ka firmosur për të qëndruar edhe një sezon tjetër me fanellën e “topçinjve”.

Kujtojmë që pak ditë më parë braziliani i kishte “shkelur syrin” Benficës, pasi kishte deklaruar se dëshironte të mbyllte karrierën te klubi portugez, ku edhe shpërtheu disa sezone më parë, para se të transferohej te Chelsea.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco