Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Aguero kryen me sukses operacionin, lajmin e jep vetë futbollisti i Man Cityt

Aguero kryen me sukses operacionin, lajmin e jep vetë futbollisti i Man Cityt

16:44, 24/06/2020

Një fitore me shije të hidhur. Të hënën në mbrëmje, Manchester City triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Burnleyt në Premier League. Por  “Qytetarët” në atë ndeshje humbën një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skaudrës, Kun Agueron, i cili u dëmtua në gjurin e majtë.

Dhe ditën e sotme, sulmuesi argjentinas i është nënshtruar një operacioni në klinikën e profesor Ramon Cugat në Barcelonë.

Lajmin e ka dhënë vetë Aguero , nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka treguar se gjithçka ka shkuar mirë dhe se shumë shpejt do të nisë rikuperimin.

“Ka shkuar gjithçka mirë dhe shumë shpejt do të nis rikuperimin. Falënderim për profesor Cugat dhe stafin e tij, për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë”, shkroi Aguero në rrjetet sociale.

Sulmuesi pritet të nisë shumë shpejt rikuperimin, ndërsa shpresat e trajnerit Guardiola janë që ta ketë gati Agueron për sfidat e ligës së Kampionëve, të planifikuara për në muajin gusht.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco