Konfirmohen 3 raste pozitiv me Covid-19 në futbollin britanik

Konfirmohen 3 raste pozitiv me Covid-19 në futbollin britanik

16:35, 24/06/2020

Tre individë nga dy klube të Championship kanë dalë pozitiv në testin për Covid-19 në grupin më të fundit të testeve të ligës.

Tre lojtarët ose stafi i klubit tani do të izolohen në përputhje me udhëzimet e dhëna nga EFL për një minimum prej shtatë ditësh ose derisa të mos ketë simptoma.

Gjatë javës së kaluar, u testuan 2858 lojtarë dhe staf të klubit nga 24 klubet e Championship, dhe vetëm ata që kanë testuar negativë do të lejohen të hyjnë në objektet e terrenit.

EFL gjithashtu konfirmoi se ka marrë zero teste pozitive për koronavirusin nga tetë klube të League One dhe League Two në play-off, me 297 dhe 271 individë që u testuan në javët e kaluara përkatësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco