Mesfushori i Kombëtares merr ofertë nga Celtic

Mesfushori i Kombëtares merr ofertë nga Celtic

14:32, 24/06/2020

Kampionët e Skocisë, Celtic, kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm, ndërsa drejtuesit e klubit i kanë vënë syrin futbollistëve me të cilët kërkojnë të përforcojnë skuadrën.

Mes tyre duket se është edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Lindon Selahi, i cili debutoi me kuqezinjtë në sfidën me Moldavinë në transfertë.

Mesfushori është pjesë e Twentes në elitën holandeze, ndërsa në këtë sezon ka fituar statusin e titullarit.

Mesa duket paraqitjet e 21-vjeçarit i kanë bërë përshtypje skocezëve, të cilët kanë përgatitur një ofertë, por pritet që në vazhdim të ketë diçka më konkrete.

Për Selahin një eksperiencë te kampionët e Skocisë do të ishte vërtet mbresëlënëse.

Megjithatë oferta e bërë nuk e ka bindur klubin holandez të Twentes.

Mbetet të shihet nëse skocezët do të ngulojnë më shumë dhe ta rritin ofertën e tyre për Selahin.

Mesfushori këtë sezon ka luajtur në 25 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, ndaj edhe për të me shumë mundësi zërat e merkatos mund të jenë të shumta gjatë kësaj vere.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco