FOTO/ Milot Rashicës nuk po i ecën, dëmtohet në stërvitje

FOTO/ Milot Rashicës nuk po i ecën, dëmtohet në stërvitje

14:07, 24/06/2020

Ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, u detyrua të lërë stërvitjen e së mërkurës pasi pësoi një dëmtim.

Kjo do të thotë që Werderi mund të detyrohet të luajë në ndeshjen më të rëndësishme në historinë moderne të klubit pa yllin e skuadrës.

Faqja zyrtare e klubit gjerman e konfirmoi se Milot Rashica ndërpreu stërvitjen për shkak të një dëmtimi që pësoi në kyçin e këmbës gjatë një dueli.

“Milot Rashica i la stërvitjet më herët, të mërkurën. Sulmuesi pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë një dueli. Për një diagnozë më precize, klubi është në pritje edhe të disa testeve të tjera”, shkruhej në mesazhin e shkurtër në faqen e Werder Bremenit.

Image

Një dëmtim serioz i Rashicës do të ishte një humbje e madhe për skuadrën e Florian Kohfeldt  para duelit të rëndësishëm kundër Kolnit, ku klubi synon të evitojë rënien nga Bundesliga.

Me shtatë gola dhe pesë asiste këtë sezon në Bundesligë, Rashica është lojtari me kontributin më të madh në skuadrën e Bremenit.

Megjithatë, ai është ende në pritje të golit të tij të parë në ligë që nga dhjetori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco