'Faleminderit që më veshët pantallonat',  komenti epik i Andres Iniesta-s

'Faleminderit që më veshët pantallonat', komenti epik i Andres Iniesta-s

13:46, 20/06/2020

Këshilli i Qytetit Albacete vendosi të nderonte me një statujë futbollistin e njohur, Andres Iniesta (nga momenti i shënimit të golit në finalen e Kupës së Botës).

Mirëpo, kur versioni i parë u paraqitë, interneti u mbush me meme. Arsyeja, ishte pasi Iniesta shfaqej  pa pantallona. Dhe ky gabim i skulptorëve nuk  kaloi pa u vënë re nga sportdashësit.

Image

Por tani, është vetë Iniesta që ka ndarë me ndjekësit një foto të statujës së re, e cila tashmë është me pantallona. Ish-futbollisti i Barcelonës me shaka ka shkruar:  “ Faleminderit që mi keni veshur pantallonat”.

Edhe në të shkuarën ka pasur problematika të tilla me statuja e bëra për futbollistët, madje edhe me një emër të madh si Cristiano Ronaldo, të cilin e kishin tjetërsuar komplekt.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco