Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

Për t'u duartrokitur: Gallatasaraj vendos foton e Kobe Bryant në stadium

Për t'u duartrokitur: Gallatasaraj vendos foton e Kobe Bryant në stadium

12:46, 20/06/2020

Tashmë që ndeshjet po luhen pa tifozë, për shkak të pandemisë së koroanvirusit, disa skuadra në liga të ndryshme në botë kanë marrë masa që futbollistët të mos ndihen vetëm.

Drejtuesit e klubeve të ndryshme i kanë mbushur stadiumet e tyre plot, me fotot e tifozëve, të cilat janë vendosur tek stolat. 

Së fundi kësaj nisme i është bashkuar edhe klubi i Gallatasarajt në Turqi, të cilët e kanë mbushur stadiumin me fotot e mbështetësve të tyre.

Mirëpo ajo që bie në sy është se në një nga stolat, është vendosur edhe fotoja e legjendës amerikane të basketbollit, Kobe Bryant, i cili ndërroi jetën në një aksident ajror pak muaj më parë.

Bryant në vitin 2011 e kishte vizituar stadiumin “TurkTelekom” dhe pas takimit me lojtarët dhe trajnerin Fatih Tehrim kishte deklaruar: "Tani jam tifoz i Gallatasarajt".

Kujtojmë që Galatasary luan nesër në shtëpi ndaj Gaziantep në kuadër të javës së 28-të të kampionatit turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco