Frank Lampard flet për herë të parë për blerjen e bujshme

Frank Lampard flet për herë të parë për blerjen e bujshme

10:57, 20/06/2020

Pas blerjes së Hakim Zyiech nga Ajax, disa ditë më parë Chelsea zyrtarizojë transferimin e Timo Werner nga Leipzig.

Dy blerje të mëdha që nxjerrin në pah dëshirën e klubit londinez për t'iu bashkuar ekipeve si Liverpool dhe Manchester City në garën për titull sezonin e ardhshëm. I pranishëm në një konferencë për shtyp, trajneri i Chelsea-t, Frank Lampard foli në lidhje me blerjen e fundit të klubit të tij. Lampard nuk e fshehu lumturinë për transferimin e një lojtari si Werner në Stamford Bridge.

“ Unë fola me Timo Werner dhe ai ishte shumë entuziast. Jam me të vërtetë i lumtur për ardhjen e tij. Është lloji i lojtarit dhe profilit që ne po kërkonim. Ai mund të ketë një ndikim të madh në lojën tonë, shpresoj ", tha Lampard.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco