Kategoria Superiore/ Sot luhen 3 takime, spikat ajo mes Laçit dhe Kukësit

Kategoria Superiore/ Sot luhen 3 takime, spikat ajo mes Laçit dhe Kukësit

10:33, 20/06/2020

Dje janë luajtur dy nga pesë takimet e javës së 30-të në Superligë. Partizani fitoi ndaj Flamrtarit në Vlorë (1-2), ndërsa Tirana mposhti në “Selman Stermasi” Vllazninë (3-0).

Tre takimet e mbetura do të zhvillohen sot. Kryendeshja e kësaj ajo mes Laçit dhe Kukësit do të luhet në orën 17:00. Një transfertë e vështirë për skuadrën e Orges Shehit, të cilët duan me patjetër fitoren, për të mos iu ndarë Tiranës dhe për të qenë në garë deri në javën e fundit për titullin kampion. Mirëpo verilindorët nuk do ta kenë të lehtë pasi djemtë e Armando Cungut luftojnë për të siguruar një vend në paraeliminatoret e Europa League për sezonin e ardhshëm.

Në të njëjtën orë do të luhen edhe dy sfidat e tjera. Bylisit do të pres në “Adush Muça” Skënderbeun, ndërsa Teuta luan në transfertë ndaj Luftëtarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco