FOTO/ Vdes legjenda e Interit: 'Këmba e majtë e Zotit'

FOTO/ Vdes legjenda e Interit: 'Këmba e majtë e Zotit'

09:53, 20/06/2020

Ditën e sotme bota e futbollit ka marrë një lajm mjaftë të rëndë.

Legjenda e Interit, Mario Corso, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.

Po kush ishte Mario Corso?

Corso është vlerësuar si një nga lojtarët më të mëdhenj italian në pozicionin e tij (mesfushor i majtë), duke fituar pseudonimet si " Mandrake " dhe "Këmba e majtë e Zotit", për shkak të aftësive të tij dhe teknikës në goditjet e dënimit

Corso ishte një lojtar i rëndësishëm i Interit, skuadër me të cilën zhvilloi 509 ndeshje, duke realizuar 94 gola (nga viti 1953 deri në vitin 1973). Ai ishte pjesë e skuadrës legjendare të zikaltërve, e cila drejtohej në vitet ’60 nga Helenio Herrera (Grande Inter) duke fituar 4 kampionate italiane dhe 2 Liga të Kampioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco