Premier League: Manchester United i prish planet Tottenham-it

Premier League: Manchester United i prish planet Tottenham-it

23:24, 19/06/2020

Ka përfunduar në barazim 1-1 supersfida e javës së 30-të në Premier League mes Tottenham dhe Manchester United. Një rezultat ky që nuk i shkon përshtat asnjë prej skuadrave, por sidomos djemve të Mourinhos që shpresonin të kapnin Euopën.

Ndeshja ishte tejet e luftuar që në fillimin e saj, me “Djajtë e kuq” që patën disa raste të pastra, por portieri Hugo Lloris ishte në një formë të shkëlqyer.

Nga ana tjetër Tottenham mundohej të zbriste rrezikshëm në kundërsulm dhe pikërisht në një rast të tillë, Bergëijn dribloi lehtësisht mbrojtësin anglez Harry Maguire dhe u fut në zonë, ku gjuajti dhe mposhti De Gean, duke e dërguar sferën në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të “Spurs”, ndërsa Manchester United nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe trajneri Solskjaer freskoi skuadrën me emra si Pogba, Greenëood e Ighalo, për të provuar barazimin.

Pas një presioni të vazhdueshëm dhe disa pritjeve radhazi të Hugo Lloris, Paul Pogba fitoi një 11-metërsh në minutën e 82-të, të cilin e ekzekutoi saktë portugezi Bruno Fernandez dhe arriti të rikthejë baraspeshën.

Tottenham provoi të gjejë golin e fitores me disa gjuajtje nga distanca, por pa kërcënuar rrezikshëm portën e De Geas, ndërsa arbitri akordoi një tjetër penallti në shtesë për United, por e anuloi pasi rishikoi aksionin në VAR.

 

Me këtë barazim, Tottenham shkon në kuotën e 42 pikëve, 4 pikë larg Manchester United që mban vendin e 5-të në renditje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco