Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Skuadra e parë në karantinë prej koronavirus, në Rusi luajnë me futbollistët e akademisë e humbasin 10-1

Skuadra e parë në karantinë prej koronavirus, në Rusi luajnë me futbollistët e akademisë e humbasin 10-1

22:42, 19/06/2020

Klubi i Rostov në Rusi, ka qenë i detyruar  të karantinojë të gjithë lojtarët e skuadës së parë, pasi disa prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 (rregulloret parashikojnë që në rast të një numri të madh të infektuarish, e gjithë skuadra të futet në karantinë). Mirëpo ky izolim i ka kushtuar shtrenjtë ekipit rus, pasi ata u turpëruar me rezultatin 10-1 nga ekipi i Soçit në ndeshjen e javës së 23-të të kampionat.

Rostovi luajti sot me një formacion të përzier më lojtarë të skuadrave zinxhir U19, U 17 dhe U16.Image

Takimi dukej se do të fliste për Rostovin, i cili hapi takimin që në minutën e parë, por më pas takimi rezultoi një katastrofë e vërtetë për Rostovin duke pësuar 10 gola.

Një rezultat i tillë ka acaruar padyshim tifozët, pasi Rostovi mban vendin e katërt në kampionat, kurse Soçi renditet në vendin e nëntë. Edhe në rast humbjeje, një rezultat i tillë është i papranueshëm.Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco