Shpallet ‘Lojtari më i mirë i ri i Bundesligës, ja kush e fiton çmimin mes Haland dhe Davies

Shpallet ‘Lojtari më i mirë i ri i Bundesligës, ja kush e fiton çmimin mes Haland dhe Davies

20:40, 19/06/2020

Talenti kanadez i Bayern Munchen, Alphonso Davies, është shpallur “Lojtari më i mirë i ri i Bundesligës”.

Pas përfundimit të sondazhit, mbrojtësi i krahut të kampionëve të rikonfirmuar të Gjermanisë ia doli të merrte çmimin e “talentit më të mirë të sezonit 2019-2020 për kampionatin gjerman”.

Ky është sezoni i parë i plotë me bavarezët, ku ka luajtur 37 takime dhe ka shënuar 4 gola.

Davies konsiderohet njëri prej lojtarëve më të shpejtë në botë dhe njëri nga mbrojtësit e krahut më premtues.

Ai mposhti në këtë garë talentin e Borusia Dortmundit, Erling Haland, anësorin e Koln, Ismail Jakobs, dhe sulmuesin e Borusia Moenchenglabah, Markus Turam.

Edhe pse pritej që Haland të fitonte këtë çmim, votimet shpallën fitues Alphonso Davies si “Lojtarin më të mirë të ri në Bundesligë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco