Shehi: Vuajtëm shumë, por fitorja më kënaq!

Shehi: Vuajtëm shumë, por fitorja më kënaq!

19:29, 11/06/2020

Kukësi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Apolonisë në Fier, ndeshje e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Shipërisë.

Mirëpo, verilindorët vuajtën jo pak ndaj Apolonisë, teksa një gol i Bruno Lulajt në minutat shtesë vulosi suksesin. Trajneri i Kukësit, Orges Shehi në një prononcim për “SuperSport” vlerësoi performancën e të tijve në Fier, ndonëse shfaqi rezerva për mungesën e konkretizimit.

“Ishte një ndeshje të cilën e dominuam, ndonëse nuk arritëm të finalizonim siç duhet dhe vuajtëm jo pak për të marrë rezultatin. Megjithatë më kënaq fitorja, që erdhi në një moment kur gjithçka po shkonte drejt barazimit. Sot aktivizuam shumë lojtarë dhe jam i kënaqur me performancën e të gjithëve, edhe të të rinjve. U munduam të aktivizojmë sa më shumë futbollistë për t’i mbajtur në formë të gjithë. Tani duhet të punojmë për të menaxhuar më mirë situatat që krijojmë në favorin tonë”, tha Shehi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco