VIDEO/ Tirana dhuron spektakël, ‘manita’ përballë Besëlidhjes

VIDEO/ Tirana dhuron spektakël, ‘manita’ përballë Besëlidhjes

19:04, 11/06/2020

Ka përfunduar ndeshja midis Tiranës dhe Besëlidhjes, e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupësë së Shqipërisë.

Bardheblutë kanë arritur të fitojnë me rezultatin e thellë 5-1 ndaj lezhëjanëve, duke hedhur një hap të madh për kualifikimin në gjysmëfinale.

Fillimisht ishte Besëlidhja, që kaloi në avantazh me anë të Hoxhës (12).

Mirëpo, djemtë e Egbos arritën të përmbysin rezultatin që në pjesën e parë, me anë të Bathës (27) dhe Kales (39).

Në pjesën e dytë, Tirana arriti të realizojë dhe tre herë të tjera, me anë të Torasas (62), Kale (68) dhe Sidibes (80).

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera Bylisi arriti një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Skënderbeut. 

Ja të gjtha rezultatet e ditës së sotme në Kupën e Shqipërisë:

Apolonia Fier 1 – 2 Kukesi

Bylis 1 – 0 Skenderbeu

KF Tirana 5 – 1 Beselidhja

Vllaznia 2 – 2 Teuta

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco