Dortmund dëshiron të mbajë Achraf Hakimin

Dortmund dëshiron të mbajë Achraf Hakimin

17:09, 11/06/2020

Achraf Hakimi është huazuar prej dy vitesh te Borussia Dortmund. Një proçes që kënaq të gjitha palët, pasi Real Madrid nuk mund t’i japë shumë minuta, ndryshe nga Dortmund, që e kanë kthyer në një lojtar kryesor të skuadrës.

Duke parë paraqitjet e shkëlqyera të 21 vjeçarit,  shtrohet pyetja e së ardhmes së tij: a do ta rimarrë përfundimisht Real Madrid në fund të këtij sezoni? Në një konferencë për shtyp, drejtori sportiv Borussia Michael Zorc foli mbi situatën e Hakimit. " Kontrata e thotë qartë që ai duhet të kthehet te Real Madrid. Megjithatë, ne po mundohemi që sezonin e ardhshëm ta kemi përsëri në skuadër, Hakimin. Por është shumë herët të diskutojmë për këtë, " tha Zorc. Borussia pritet të kërkojë një tjetër huazim të lojtarit nga Real Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco