Tirana - Besëlidhja, ja si rreshtohen skuadrat

Tirana - Besëlidhja, ja si rreshtohen skuadrat

16:35, 11/06/2020

Luhet sot në orën 17:00, ndeshja midis Tiranës dhe Besëlidhjes, e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Djemtë e Emanuel Egbos, të cilët mbajnë vendin e parë në Superligë,  shihen si favoritë në këtë takim, përballë lezhianëve që militojnë në Kategorinë e Parë.

Megjithatë, kryeqytetasit nuk do ta kenë edhe aq të lehtë, pasi Beslidhja eliminoi Partizanin dhe do të tentojë për një mrekulli të dytë.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, Egbo ka rreshtuar skuadrën më të mirë kundër lezhianëve, që do tentojë të befasojë me kundërsulme.

FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Lika, Doka, Vangjeli, Hoxhallari, Ismailgeci, Çelhaka, Batha, Kobinah, Torasa, Kale, Ngo. Trajner: Egbo

Besëlidhja: Vukasinovic, Pergjoni, Dibra, Moqi, Fetaj, Rrustja, Hajdari, Hoxha, Hepaj, Çokiç, Djordeviç. Trajner: Plori

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco