Khabib do ndeshet më 19 shtator me këtë kundërshtar

Khabib do ndeshet më 19 shtator me këtë kundërshtar

13:44, 11/06/2020

Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje raportohet se do të unifikojnë titullin e peshës së lehtë në një duel UFC 253, më 19 shtator.

Gaethje e fitoi të drejtën për të sfiduar kampionin e padiskutueshëm Khabib, kur mposhti Tony Fergusonin në përballjen UFC 249 muajin e kaluar.

Conor McGregor kishte shpresuar të ndeshej me amerikanin, por pretendimi i tij u hodh poshtë nga UFC përpara se të njoftonte tërheqjen.

McGregor njoftoi në mediat sociale në fundjavë se po largohej nga sporti, por nuk është hera e parë që ai e bën diçka të tillë (u tërhoq edhe një vit më parë, por i rikthye pas 12 muajsh në ring).

Tashmë është vendosur një datë për duelin Khabib-Gaethje, që do të zhvillohet pas më pak se tre muajsh, në një vend që mbetet ende për t’u përcaktuar.

Nuk është për t’u habitur që sfida është vendosur pas një kohe relativisht të gjatë.

Luftëtari rus sapo ka përfunduar Ramazanin, një muaj në të cilin muslimanët nuk hanë apo pinë gjatë orëve të ditës, ndaj kërkohet një periudhë e konsiderueshme për t’u kthyer në formën e duhur fizike.

Kriza e Koronavirusit gjithashtu vazhdon t’ua vështirësojë jetën luftëtarëve, veçanërisht atyre që banojnë jashtë Shteteve të Bashkuara.

Babai i Khabib mbetet në gjendje kritike, pasi u sëmur seriozisht muajin e kaluar dhe ka probleme të lidhura me Covid-19.

Ai kaloi në koma muajin e kaluar në Moskë, pasi u sëmur rëndë me pneumoni. 57-vjeçari doli nga koma pas operacionit, por i duhet shumë kohë për të marrë veten.

Menaxheri i Khabib, Ali Abdelaziz, tha she babai i luftëtarit kishte shenja përmirësimi.

“Khabib është shumë i fortë, familja e tij është shumë e fortë dhe babai i tij është shumë i fortë. Ai po përmirësohet. Hapi sytë, duke iu përgjigjur pak. Kjo është shenjë e mirë. Allahu kontrollon gjithçka. Ne kemi besim se ai do të jetë më mirë, ne jemi shumë të lumtur për këtë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco