Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Kapiteni i Dortmundit rikthehet në stërvitje pas 4 muajsh

Kapiteni i Dortmundit rikthehet në stërvitje pas 4 muajsh

11:06, 11/06/2020

Borussia e Dortmundit në festë për kapitenin e saj. Marco Reus është rikthyer në stërvitje pas plot 4 muajsh dhe mund t’i japë ndihmën e tij skuadrës verdhezi në 4 sfidat e fundit të Bundesligës.

Gjermani pësoi një dëmtim në muajin shkurt dhe pas rikthimit të Bundesligës (ndaloi për shkak të pandemisë Koronavirus) mungoi katër ndeshje.

Reus ishte një mungesë e madhe edhe në klasiken e Gjermanisë kundër Bayern Munchen.

Mungesa e kapitenit u ndje, pasi bavarezët triumfuan 0-1 në “Signal Iduna Park”, falë një goli nga Kimmich në fundin e pjesës së parë. 

Në vitet e fundit karriera e Reus është cënuar shumë nga dëmtimet e shpeshta që e kanë lënë jashtë edhe nga disa kompeticione madhore me përfaqësuesen gjermane.

Në këtë sezon të Bundesligës, kapiteni është aktivizuar në 19 takime me Dortmundin teksa ka realizuar dhe 11 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco