Kupa e Shqipërisë/ Luhen sot çerekfinalet e para

Kupa e Shqipërisë/ Luhen sot çerekfinalet e para

08:58, 11/06/2020

Superliga i ka lënë vendin Kupës së Shqipërisë, e cila rikthehet sot me ndeshjet e para të fazës çerekfinale, shkruan Syri.net.

Të katër ndeshjet do të zhvillohen në orën 17:00, ku pritet të jenë përballje interesante, pasi çdo ekip ka synimin e tij në Kupë.

Në Grupin A, Kukësi do të luajë në fushën e Apolonisë së Kategorisë së Parë, ndërsa Bylisi do të presë Skënderbeun në shtëpi.

Në Grupin B, Besëlidhja pasi eliminoi Partizanin, do të sfidojë Tiranën kryesuese të Superiores.

Sfida tjetër e këtij grupi do të luhet në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Teutës.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen pas dy javësh.

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë

Grupi A

Apolonia-Kukësi

Bylis-Skënderbeu

Grupi B

Tirana-Besëlidhja

Vllaznia-Teuta

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco