Balotelli rikthehet në stërvitje, por beteja me klubin vazhdon

Balotelli rikthehet në stërvitje, por beteja me klubin vazhdon

22:17, 10/06/2020

Mario Balotelli është rikthyer në stërvitje. Dyert e qendrës stërvitore të Brescias u hapën ditën e sotme për sulmuesin italian, i cili tashmë ka mundësinë të stërvitet, edhe pse i veçuar nga grupi.

Në orën 18:55 Balotelli u paraqit në qendrën stërvitore. 29 vjeçari u prit vetëm nga roja e sigurisë dhe asnjë ekzekutiv nuk ishte i pranishëm.

Pas matjes së temperaturës, futbollisti menjëherë shkoi në fushë,  duke u vënë në dispozicion të trajnerëve atletikë të zgjedhur nga klubi për të ndjekur stërvitjen personale të numrit 45.  Stërvitja e Balotelli zgjati 40 minuta, i cili më pas u kthye për në shtëpi.

Në orën 7.40 të mëngjesit, Balotelli kishte kryer një kontroll mjekësor, që vërtetoi shërimin e tij të plotë nga infeksioni në stomak.

Beteja e tij me klubin vazhdon megjithatë, pasi Brescia i kishte dërguar një letër duke i thënë se kontrata e tij është prishur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco