Arrestohen dy persona, dyshohen për grabitjen e futbollistit të Milanit

Arrestohen dy persona, dyshohen për grabitjen e futbollistit të Milanit

21:14, 10/06/2020

Dy persona janë arrestuar sot nga policia italiane për vjedhjen e futbollistit të Milanit Samu Castillejo.  Dy  të dyshuarve gjatë kontrollit iu gjet një orë me vlerë 80 mijë euro, e cila është e ngjashme me atë të futbollistit spanjoll.

Castillejo deklaroi ditën e djeshme përmes një postimi në “Instagram” se është grabitur nga dy persona. Sipas "Milannews.it" lojtari kuqezi është grabitur në një semafor, ku dy persona rreth të 30-ave i kanë drejtuar armën në fytyrë dhe i kanë kërkuar të japë orën luksoze.

Sot, policia e Arecos arrestoi dy persona, identikiti i të cilëve përputhej me përshkrimin e Castillejos, ndërsa gjithashtu iu gjet dhe ora prej 80 mijë eurosh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco