Nuk ka shtesa për ndeshjet e Kupës së Italisë, ja kur do të luhen

Nuk ka shtesa për ndeshjet e Kupës së Italisë, ja kur do të luhen

20:16, 10/06/2020

Më në fund pyetja, që prej ditësh të gjithë tifozët e tubollit Italian bënin, ka një përgjigje thuajse zyrtare: gjysmëfinalet e Kupës së Italisë të programuara për të premten dhe të shtunën në mbrëmje do të luhen në orën 21:00.

Njoftimi është dhënë nga “Rai”, i cili do t’i transmetojë të dyja ndeshjet. Ndërkohë duhet marrë në konsideratë një detaj tashmë i qartë, që shumë shpejt pritet të zyrtarizohet nga Liga italiane e futbollit: Do të vendoset për ndryshimin e formatit për ndeshjet e mbetura të Kupës.

Dy sfidat e kthimit duket e sigurt, që do të luhen pa kohën shtesë, një ndryshim i formatit, ky për të shmangur sforcimin fizik për lojtarët, që po kthehen nga një ndalesë e gjatë disamujore për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Liga do të zyrtarizojë programin dhe do të konfirmojë formatin pa kohë shtesë. Në rast të një rezultati identik me atë të ndeshjes së vajtjes, ekipet shkojnë direkt te gjuajtjet e penalltive për të përcaktuar, se cila do të hyjë në finale.

Skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Italisë janë të kënaqura nga ky vendim, sepse i frikësohen një nisjeje të lodhshme dhe me dëmtime. “Rai” në faqen zyrtare ka njoftuar se Juventus-Milan do të zhvillohet të premten duke filluar nga ora 21:00, ndërsa Napoli-Inter do të luhet ditën e shtunë në po të njëjtën orë. Finalja është planifikuar të zhvillohet më 17 qershor në studimin “Olimpico” të Romës.     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco