Ligue 1, hedhet poshtë ankesa e Lionit. Pezullohen rënia nga kategoria

Ligue 1, hedhet poshtë ankesa e Lionit. Pezullohen rënia nga kategoria

20:12, 10/06/2020

Kampionati Francez i futbollit 2019/20 mbyllet përfundimisht me titullin, që i jepet Paris Saint Germain-it. Këshilli i Shtetit ka refuzuar ankesën e Olimpik Lion për rifillimin e Ligue 1, duke konfirmuar klasifikimin përfundimtar në kohën e pezullimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Po ashtu janë pezulluar edhe rëniet nga kategoria të dy ekipeve, Amiens dhe Toulouse. Tashmë Liga Transalpine e Futbollit do të duhet të rishikojë formatin e kampionatit elitar për sezonin 2020/2021. Lioni paraqiti një apel në Këshillin e Shtetit të enjten më 4 qershor.

 Presidenti Jean Michel Aulas u ngjit në bankën e dëshmitarëve për të thënë të gjitha të këqijat, që ai mendoi për sa i përket mbylljes përfundimtare, por të parakohshme, të kampionatit. Ky vendimi është marrë që më 30 mars nga Liga franceze, ndërkohë të gjitha kampionatet prestigjozë në Europë së shpejti do të rifillojnë, duke ndjekur shembullin e Bundesligës.

Sot, autoriteti më i lartë administrativ në Francë refuzoi apelin e Lionit, duke konfirmuar në mënyrë efektive PSG-në fitues të titullit kampion. Menjëherë më pas ka ardhur edhe një reagim i ashpër i Lionit, sipas të cilit, vendimi i Këshillit është në kundërshtim me qarkoren e shpërndarë nga UEFA më 23 prill.

Këshillit të Shtetit i ishin drejtuar edhe Amiens dhe Toulouse, dy skuadrat e përcaktuara për të rënë në Ligue 2. Këshilli urdhëroi pezullimin e vendimit, duke i kërkuar Ligës franceze të rishikojë formatin e kampionatit, i cili duhet të kalojë nga 20 në 22 ekipe, por fjala e fundit nuk është thënë ende.

 Një takim i Ligës është caktuar për 30 Qershor,  ku , sipas shtypit francez, pritet që dy klubeve t’u propozohet kompensim për rënien një kategori më poshtë dhe të mbahet në fuqi formati me 20 skuadra. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco