Neymar denoncohet nga shoqata LGBT në Brazil

Neymar denoncohet nga shoqata LGBT në Brazil

11:43, 10/06/2020

Telashe për Neymar në Brazil. Sulmuesi i PSG-së është denoncuar në vendlindje për qëndrimin e tij homofobik.

Gjithçka ka ndodhur për shkak të një regjistrimi audio, që është shpërndarë në publik, në të cilin shfaqet O’Ney duke fyer Tiago Ramosin, partnerin 22-vjeçar të nënës së tij, Nadine Goncalves.

Denoncimin në drejtësinë braziliane e ka bërë shoqata LBGT, që lufton në Brazil kundër diskriminimit seksual.

“Neymar dhe miqtë e tij – referuar regjistrimit – flasim për një sulm të mundshëm homoseksual. Bëhet fjalë për një krim që duhet hetuar”, pretendon shoqata LGBT për këtë rast.

27-vjeçari duhet të përballet edhe më një akuzë të tillë të rëndë, në një kohë kur të gjitha energjitë i ka fokusuar në tentativën e radhës për t’u kthyer te Barcelona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco