Brazili heq dorë nga organizimi i Kupës së Botës

Brazili heq dorë nga organizimi i Kupës së Botës

08:43, 09/06/2020

Konfederata Braziliane e Futbollit ka vendosur të tërheqë kandidaturën e saj për të organizuar Kupën e Botës për femra në vitin 2023.

Qeveria Federale nga ana tjetër përgatiti një letër për FIFA-n, në të cilën garantoi që vendi është absolutisht i aftë të marrë përsipër organizimin e eventit në këndvështrimin strukturor, siç ka bërë në situatat e mëparshme.

Sidoqoftë, ajo theksoi se për shkak të skenarit të shtrëngimit ekonomik dhe fiskal, i nxitur nga ndikimet e pandemisë COVID-19, nuk do të ishte e këshillueshme, në këtë kohë, të nënshkruheshin garancitë e kërkuara nga FIFA.

Në të njëjtën kohë, CBF mbështeti publikisht kandidaturën e Kolumbisë për organizimin e eventit, duke qenë e vetmja përfaqësuese e COMMEBOL që mbeti në garën për të mirëpritur Kupën e Botës në vitin 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco