Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Futbollisti i Bylisit që rezultoi me koronavirus merr përgjigjen e tamponit të dytë

Futbollisti i Bylisit që rezultoi me koronavirus merr përgjigjen e tamponit të dytë

08:20, 09/06/2020

I vetmi lojtar i kampionatit shqiptar që rezultoi me Koronavirus ishte Eridon Qardaku i Bylisit, shkruan Syri.net.

Në momentin që u dha lajmi se Qardaku ishte i infektuar, u rrezikua ndeshja Bylis-Tirana, por lindën dyshime edhe për vijimin e Superligës.

Megjithatë, klubi mallakastriot ka dhënë lajmin se futbollisti ka kryer edhe testin e dytë, duke rezultuar negativ.

“Lojtari ynë, Eridon Qardaku, ka kryer tamponin e dytë dhe ka rezultuar negativ. Në fakt pritej pasi edhe përgjigjja pas tamponit të parë ka qenë negative! Rikthimi i tij me grupin sigurisht që shton organikën dhe rrit cilësinë në skuadrën tonë në prag të sfidave të radhës”, shkruhet në njoftimin e klubit të Bylisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco