Pas dëmtimit horror, Depay është rikthyer në stërvitje

Pas dëmtimit horror, Depay është rikthyer në stërvitje

22:29, 08/06/2020

Pas 6 muajsh, Memphis Depay është rikthyer në stërvitje me ekipin e tij Lyon, ku mungoi si pasojë e një dëmtimi të rëndë.

Holandezi pësoi një lëndim horror në gju në ndeshjen e Ligë 1 kundër Rennes më 15 dhjetor. Sulmuesi u paraqit të hënën për testet mjekësore tek Lyon pasi kishte munguar javën e parë.

Rikthimi i Depay është një lajm shumë i mirë për ekipin francez pasi vjen në momentin kur ata janë gati të përballen me Juventusin në gjysëmfinalet e kthimit të Ligës së Kampioneve ku kanë fituar ndeshjen e parë në shtëpi 1-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco