Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Ndihmësi i Rejas: Kumbulla te Juventusi? Jo, më mirë te Interi ose Lazio

Ndihmësi i Rejas: Kumbulla te Juventusi? Jo, më mirë te Interi ose Lazio

20:26, 08/06/2020

E ardhmja e Marash Kumbullës është kthyer në temë dite në Itali, me mediat që vazhdojnë të shkruajnë se Juventusi ka kaluar në “pole position” për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar nga Hellas Verona.

Për mediat italiane lidhur me të ardhmen e Kumbullës ka dhënë një opinion edhe ndihmësi i Edy Rejas në kombëtaren shqiptare të futbollit, Sergio Porrini.

Ky i fundit ka këshiluar talentin kuqezi të mos zgjedhë Juventusin pasi mund të përfundojë si Daniele Rugani. Sipas Porrinit për Kumbullën më i arsyeshëm do të ishte kalimi te Interi ose Lazio.

“Personalisht, unë do ta shihja atë më mirë te Interi apo te Lazio, sepse ka më pak konkurencë. Te Juventusi në opinionin tim, rrezikon të luajë më pak, ashtu si po ndodh me Ruganin. Marashi është një djalë me prespektivë të madhe, shpresoj që të vazhdojë të bëj mirë te Verona. Nuk jam i befasuar që shumë klube janë pas tij. Edhe pse është vetëm 20-vjeç, ka treguar se është një mbrojtës i shkëlqyer. Shpresoj që kaq shumë zëra rreth tij, të mos e shpërqëndrojnë”, tha mes të tjerash zëvendës trajneri kuqezi./ss

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco