Ndryshim historik, merkato e verës në Serie A 'ngushtohet' 1 muaj! Ja kur nis...

Ndryshim historik, merkato e verës në Serie A 'ngushtohet' 1 muaj! Ja kur nis...

19:47, 08/06/2020

Mes shumë vendimeve që u morën sot në Këshillin e Federatës Italiane të Futbollit (formula e Serie A, Serie B dhe Serie C) në rast se do të ndërpritej edhe njëherë futbolli pasi të rifillojë, u caktuan edhe datat e merkatos së verës ose sezonit të ri futbollistik (2020-2021).

Kështu, klubet do të kenë mundësi të bëjnë merkato nga data 1 shtator deri në 5 tetor. Pra, pak më shumë se një muaj për të arritur te objektiva. Kujtojmë që sezoni do të mbyllet në fund të gushtit, me finalen e Champions League dhe Europa League.

Ndryshim historik ky duke qenë se merkato e verës ishte më e gjata, nga 1 qershori deri në 31 gusht në Serie A./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco