Finela 4 ose Final 8 në Lisbonë? Champions në shtëpinë e CR7-ës është ende një hipotezë

Finela 4 ose Final 8 në Lisbonë? Champions në shtëpinë e CR7-ës është ende një hipotezë

19:24, 08/06/2020

Një hipotezë sugjestionuese, por për momentin mbetet vetëm e tillë: Ideja që faza finale e Champions League të luhet në Portugali, me finalen në Lisbonë. Dhe të bëhet me formulën e “Final Eight”. Në fakt ende nuk është e qartë.

Me pak fjalë për momentin është thjeshtë një mundësi. Asgjë më shumë. Ndërkohë e qartë është, që Stambolli dhe Turqia nuk janë më “të pranueshme”, por vetëm më 17 qershor Ekzekutivi i UEFA-s do të zbulojë planet dhe vendin për rifillimin e futbollit “kontinental”.

Portugalia (me Cristiano Ronaldo, i cili me Juven e tij do ta luante Championsin praktikisht në shtëpi), mbetet në një pozicion të privilegjuar për disa faktorë, mes të cilëve për shembull: nuk ka ekipe vendase në garë.

Por Gjermania nuk heq dorë dhe kandidaturat e Frankfurti dhe Berlini mbeten në këmbë. Më pak e kuotuar është edhe Moska. Po ashtu mbetet në këmbë ende mundësia, që pasi të luhen ndeshjet e 1/8-ave, të cilat akoma nuk janë zhvilluar, të shkohet drejtpërdrejt në një fazë finale me 8 skuadra.

Pasi të luhen çerekfinalet, vetëm atëherë mund të shkohet në një “Final 4”. Kjo është në të vërtetë hipoteza më e mundshme për momentin. Por, siç u tha, gjithçka është ende e hapur. Duhet ende një javë për të shkuar në datën vendimtare të 17 qershorit dhe diskutimi është më i ndezur se kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco