Federata Italiane i thotë po ‘playoff’-it dhe algoritmit për Europën e rënien nga Seria A

Federata Italiane i thotë po ‘playoff’-it dhe algoritmit për Europën e rënien nga Seria A

19:13, 08/06/2020

Mbledhja e Këshillit të Federatës Italiane të Futbollit (Figc) në Romë hodhi poshtë njëzëri propozimin e Lega-s së Serisë A për rinisjen e kampionatit. Në këtë mënyrë refuzoi hipotezën e klubeve për të mos dhënë titullin kampion dhe për të mos përcaktuar ekipet që bien nga kategoria, në rast të një tjetër ndërprerje të sezonin.

Të paktën, nëse aktgjykimet nuk do të jenë aritmetike. Kështu Këshilli Federal ka aprovuar udhëzimet e propozuara nga Presidenti Gabriele Gravina për t’u zbatuar, në rast të bllokimit përfundimtar të sezonit: nëse është e nevojshme, do të përdoret gjithashtu algoritmi, i cili do të shërbejë për përcaktimin e ekipeve, që do të luajnë në kupat e Europës, apo skuadrat që do të bien në Serinë B.

Në rast një ndërprerjes së kampionatit, ndeshjet “playoff” do të duhet të luhen pas një jave ose pak para rinisjes së sezonit të ri. Ndërsa me bllokimin eventual pas vetëm 2 javësh të luajtura, do të kalohet në përdorimin e algoritmit, por nuk do të shpallet fituesi i titullit kampion.

Për futbollin e femrave tashmë  është vendosur ndërprerja përfundimtare. Propozimi i Ligës kishte pak shpresë për të kaluar, pasi “FIGC” kishte të gjithë komponentët në favorin e saj (Lega Serie B, Lega Pro, Amatorët, gjyqtarët, trajnerët dhe shoqatën e futbollistëve ) me 18 vota pro dhe vetëm 3 kundër (Dal Pino, Marotta dhe Lotito për Ligën e Serisë A).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco