Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kriza/ Dritan Laci për SYRI TV: Partizanin e ‘vrau’ protagonizmi i sëmurë i drejtuesve

Kriza/ Dritan Laci për SYRI TV: Partizanin e ‘vrau’ protagonizmi i sëmurë i drejtuesve

18:59, 08/06/2020

Gazetari i njohur, Dritan Laci ka komentuar situatën kaotike që po kalon Partizani si pasojë e 5 humbjeve radhazi në Kategorinë Superiore.

Në një intervistë për gazetaren Enkeleida Zeko në Syri TV, Laci nuk kurseu kritikat për drejtuesit e klubit të kuq të cilët sipas tij kërkuan të ishin në qendër të vëmendjes duke larguan profesor Skënder Gegën që mori vëmendjen më të madhe të suksesit.

Gjatë analizës, gazetari theksoi që Partizani nuk duhet të pretendojë Europën pasi përballja me skuadrat e tjera do të ishte katastrofë.

Largimi i Adolfo Sormanit? “Për mua situata është e paprecedent pasi drejtuesit e Partizanit janë zhdukur dhe nuk dihet ku janë. Situata është e rëndë pasi askush nuk e di ku është skuadra jo më të dinë fatin e Sormanit.

"Nuk është problemi te Sormani, duhet të kthehem pas në kohë kur Partizani u shpall kampion por më pas u largua Skënder Gega. Ndoshta ka ardhur momenti që të themi të vërtetën e madhe që profesor Gega mori vëmendjen më të madhe të suksesit dhe ky ishte problemi me drejtuesit të cilët kërkonin ndoshta vëmendje më të madhe. Pas largimit të Gegës rezultoi një merkato e shëmtuar në shumë drejtime"

Kupat e Europës – “Nëse do ishte për mua Partizani është e kotë të shkojë në kupat e Europës në këtë gjendje që ndodhet tani. Në gjendjen që është Partizani do të ishte katastorfë përballja me skuadrat europiane, në dy muaj Partizani nuk do të bëjë mrekullinë.

Tirana apo Kukësi do të fitojë titullin?

Kampionati është shumë i vakët dhe skuadrat po mendojnë për të mbyllur sa më parë sezonin. Duke parë edhe kalendarin favorizues mund të them që tani që Tirana është kampione e ardhshme e Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco