Adrien Rabiot mund të vihet sërish nën urdhrat e Ancelottit

Adrien Rabiot mund të vihet sërish nën urdhrat e Ancelottit

13:45, 08/06/2020

Adrien Rabiot duket gjithnjë e më pranë një kalimi në Premier League, ku e pret Evertoni.

Francezi, i cili nuk ka kaluar një sezon të mirë te Juventusi, do të largohet në verë dhe dëshira e tij është e qartë: ribashkimi me ish-trajnerin Carlo Ancelotti, i cili është edhe njeriu që e afroi në ekipin e parë të PSG-së në sezonin 2012-2013.

Tashmë që dëshira e francezit duket e qartë, Evertoni pritet të nisë bisedimet me Juventusin për të gjetur gjuhën e përbashkët mbi formulën e transferimit.

Rabiot është pjesë e klubit nga Torino që nga vera e vitit të shkuar, kur kaloi me parametër zero nga PSG-ja.

Me fanellën e “Zonjës së Vjetër” ai ka luajtur vetëm 11 ndeshje si titullar në Serie A këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco