Egbo nuk ‘ngopet’: U thashë çunave të bëjmë sa më shumë gola

Egbo nuk ‘ngopet’: U thashë çunave të bëjmë sa më shumë gola

19:35, 07/06/2020

Tirana, jo vetëm që bëri detyrën në transfertën e Gjirokastrës duke marrë 3 pikët, por e siguroi fitoren me një rezultat të thellë 5-0 ndaj Luftëtarit.

Trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo, në prononcimin e tij pas ndeshjes, tha: “U thashë edhe çunave në pushim se është një ndeshje që duhet të bëjmë sa më shumë gola. E treguan veten në pjesën e dytë. Është një trepikësh i fituar, tani mendojmë për ndeshjen e së enjtes në Kupë.

E ardhmja? Nuk e kam mendjen tek e ardhmja. E kam mendjen dhe përqendrimin te 8 ndeshjet që kanë mbetur. Tirana është klubi më i madh në Shqipëri, është nder të jesh trajneri i saj”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco