Partizani nga kampion rrezikon rënien, Flamurtari bie matematikisht. Renditja e Superligës

Partizani nga kampion rrezikon rënien, Flamurtari bie matematikisht. Renditja e Superligës

19:06, 07/06/2020

U luajtën këtë pasdite ndeshjet e javë së 28-të të Superligës, ku nga rezultatet e arritura jepet verdikti i parë i sezonit, shkruan Syri.net.

Flamurtari humbet në shtëpi me Skënderbeun dhe 8 javë para mbylljes së kampionatit, matematikisht zbret në Kategorinë e Parë.

Vlonjatët kanë vetëm 11 pikë, teksa në lojë janë edhe 24 të tjera, por që nuk mjaftojnë të kapin vendin e 8-të që mbahen aktualisht nga Partizani (38 pikë).

Surpriza e madhe e sezonit duket se është Partizani. Nga kampion në fuqi dhe pretendent kryesor për titull, skuadra e Sormanit ka zbritur në zonën “Play-Out”, duke rrezikuar zbritjen nga kategoria.

Ndërkaq, Tirana vazhdon kryesimin dhe rrugën drejt titullit, teksa ndiqet nga Kukësi, që ka 9 pikë më pak.

Më poshtë mund të shihni renditjen e Superligës pas javës së 28-të. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco