Superliga/ Tirana dhe Kukësi me të njëjtin hap, Partizani rrëshqet në ‘Play-Out’

Superliga/ Tirana dhe Kukësi me të njëjtin hap, Partizani rrëshqet në ‘Play-Out’

18:53, 07/06/2020

U luajtën këtë pasdite ndeshjet e javë së 28-të të Superligës, e cila përkon me fillimin e fazës së katërt dhe të fundit të kampionatit, shkruan Syri.net.

Tirana dhe Kukësi ruajnë distancën prej 9 pikësh, me bardheblutë që fitojnë në Gjirokastër me rezultatin e thellë 5-0, ndërsa kuksianët mposhtin Partizanin në “Selman Stërmasi” me shifrat 3-1.

Kjo humbje e zbret Partizanin në zonën e “Play-Out”, pasi parakalohet nga Bylisi që fitoi 1-0 me Teutën në “Adush Muça”.

Vllaznia mundet thellë në Laç 5-2, ndërsa Skënderbeut i mjafton një fol për të marrë tri pikët në Vlorë me Flamurtarin.  

 

Rezultatet

Bylis-Teuta                     1 - 0

Flamurtari-Skënderbeu   0 - 1

Laçi-Vllaznia                  5 - 2

Luftëtari-Tirana              0 - 5

Partizani-Kukësi             1 - 3

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco