Ndryshon rezultati në Partizani-Kukësi, shkaktohet autogol në ‘Selman Stërmasi’

Ndryshon rezultati në Partizani-Kukësi, shkaktohet autogol në ‘Selman Stërmasi’

18:11, 07/06/2020

Në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet po luhet ndeshja më e rëndësishme e javës së 28-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Kukësit, shkruan Syri.net.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Kristal Abazaj me një veprim të bukur brenda zone, gjuan saktë dhe e dërgon topin në rrjetën e të kuqve, duke kaluar Kukësin në avantazh.

Në pjesën e dytë, në minutën e 51-të dyfishohet rezultati. Mbrojtësi i të kuqve, Boldor, në përpjekje për të spastruar zonën, e dërgon topin në portën e tij, duke shkaktuar autogol.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco