Partizani pa Alban Hoxhën kundër Kukësit, publikohen formacionet zyrtare

Partizani pa Alban Hoxhën kundër Kukësit, publikohen formacionet zyrtare

16:32, 07/06/2020

Në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet do të luhet në orën 17:00 ndeshja më e rëndësishme e javës së 28-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Kukësit, shkruan Syri.net.

Bie në sy mungesa e portierit të të kuqve, Alban Hoxha, i cili ka pësuar një tërheqje muskulore dhe në vend të tij do të jetë Teqja.

Nga ana tjetër, trajneri i kuksianëve, Orges Shehi, ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, ku do të synojë 3 pikët për të vazhduar ndjekjen e Tiranës kryesuese.

Formacionet zyrtare

Partizani: Teqja, Bitri, Belica, Boldor, Trashi, Broja, Telushi, Melo, Llanaj, Brown, Bardhi

Trajner: A. Sormani

Kukësi: Xhika, Maliqi, Lulaj, Obanor, Musta, Ethemi, Musolli, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj

Trajner: O. Shehi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco