Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Mungon Rashica, Werder Bremen arrin këtë rezultat në shtëpi me Wolfsburg

Mungon Rashica, Werder Bremen arrin këtë rezultat në shtëpi me Wolfsburg

16:22, 07/06/2020

Werder Bremen po shkon gjithnjë e më afër rënies nga Bundesliga.

Në sfidën e sotme, të vlefshme për javën e 30-të, skuadra ku luan Milot Rashica humbi në fushën e vet me Wolfsburg.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Weghorst në minutën e 82-të.

Rashica nuk ishte i pranishëm në këtë sfidë për shkak dëmtimi.

Kjo humbje e ndërlikon pozitën e Werder Bremen, e cila katër javë para mbylljes së sezonit, e sheh veten 6 pikë pas vendit që siguron mbijetesën.

Pra, do të jetë një mision i vështirë për skuadrën e yllit të Kosovës për t’i shpëtuar zbritjes në Bundesliga 2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco