Rashord: Nga karantina kemi dalë më të fortë!

Rashord: Nga karantina kemi dalë më të fortë!

14:24, 07/06/2020

Pas 3 muajsh pa ndeshje, për shkak të pandemisë së koronavirusit,  Manchester United rikthehet në fushën e lojës të premten më 19 qershor kundër Tottenham. “Djatë e kuq” do të synojnë fitoren kundër një rivali direkt në “luftën” për një vend në Europë.

Së fundmi, trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer ka marrë një lajm vërtetë të mirë. Ylli i skuadrës, Marcus Rashford është shëruar plotësisht nga dëmtimi dhe tashmë do të jetë në dispozicion të teknikut norvegjez.

Së fundmi, Rashofrd ka dhënë një intervistë për “ Stretty News”, ku shpreh: “Unë mendoj se nga ky izolim kemi dalë më të fortë nga sa ishim. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, jo të mendojmë shumë përpara” tha Rashford përpara se të fliste për dëmtimin: “Personalisht, unë u ndjeva sikur po zhvilloja sezonin tim më të mirë përpara dëmtimit. Tani ndihem përsëri në formën, i vendosur për të vazhduar më tej,” u shpreh futbollisti i United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco