Bonucci: Periudha te Milani më shërbeu për të kuptuar se vendi im ishte te Juventus

Bonucci: Periudha te Milani më shërbeu për të kuptuar se vendi im ishte te Juventus

13:18, 07/06/2020

Pas disa grindjeve me trajnerin, Masimilano Allegri, në vitin 2017, Leonardo Bonucci vendosi të largohej nga Juventus për t’u transferuar te Milani. Një largim ky që tifozët e skuadrës torineze nuk e pritën mirë.

Megjithatë, pas vetëm një sezoni futbollisti u rikthye te Juventus duke kërkuar falje për vendimin e gabuar. Së fundmi, Bonucci ka folur mbi këtë temë ndërsa shprehet se muajt e kaluar te Milani i shërbyen për të kuptuar se vendi i tij ishte te Juventusi.

“Ishte një vit i vështirë për mua. Si nga ana personale dhe nga ajo profesionale. Kisha pasur disa zhgënjime dhe veçanërisht pas disfatës në Ligën e Kampionëve mora një vendim në një kohë kur isha shumë i turbullt. Por, duhet të them se ajo zgjedhje ndikoi në karrierën time dhe më rriti si njeri.

Ato muaj te Milani më lejuan që të shihja përbrenda dhe të kuptoja se vendi im ishte te Juventus, aty ku ndihesha si në familjen time. Njoha njerëz të bukur te Milani, veçanërisht Genaro Gatusson. Ka qenë një vit i vështirë, por jo i padobishëm. Në fund të cilit isha shumë i lumtur të kthehesha në shtëpi”, u shpreh Bonucci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco