Firpo gjithnjë e më larg Barcelonës, pritet të transferohet në Itali

Firpo gjithnjë e më larg Barcelonës, pritet të transferohet në Itali

11:13, 07/06/2020

Duket se e ardhmja e mbrojtësit, Junior Firpo është larg Barcelonës.

Blaugranët nuk kanë mbetur të kënaqur nga paraqitjet e futbollistit spanjoll dhe për këtë arsye e kanë nxjerrë në shitje.

E ardhmja e Firpo pritet të jetë në Itali, ku skuadrat si Inter, Roma dhe Napoli kanë interes për të.

Katalanasit tashmë e kanë gjetur dhe zëvendësuesin e tij dhe në krye të listës së tyre është portugezi Raphael Guerreiro.

Mbrojtësi i majtë i Dortmundit pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Quique Setien i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e anësorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco