Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Inter, Juve dhe ... Lazio: sfidë klubesh për Kumbullën! Por Marotta është në 'pole'

Inter, Juve dhe ... Lazio: sfidë klubesh për Kumbullën! Por Marotta është në 'pole'

10:44, 07/06/2020

Mbrojtësi i Veronës, Marash Kumbulla është një nga lojtarët më të kërkuar në merkao. Futbollisti kombëtares shqiptare cilësohet si një talent premtues për të ardhmen e për këtë arsye janë të shumta skuadra që e kërkojnë.

Klubi i Veronës është duke pritur për oferta dhe ditën e djeshme në mediat italiane u krijua një lloj çoroditje pasi dy media pretendonin se dy skuadra të ndryshme ishin më afër lojtarit. “La Stampa” lajmëroi se Juventusi kishte arritur marrëveshjen për 32 milionë euro me Veronën, mirëpo “Sky Sport” nga ana tjetër u kundërpërgjigj që Interi ishte më afër, ndërsa ditën e sotme është  “Gazzetta dello Sport” që i ka kushtuar një hapësirë të veçantë shqiptarit.

Prestigjozja italiane shkruan se Napoli ishte klubi i parë që lëvizi për lojtarin, ndërsa tani janë Juve dhe Interi që garojnë fort, por nuk duhet harruar Lazio e Tares. Interi duket më i favorizuar dhe për faktin se Kumbulla do të mbetet në Itali dhe për një sezon. Verona ka rritur çmimin, sepse tani do 30-35 milionë euro për të. Zgjedhja finale mund të bëhet nga lojtari në fund.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco