Luhen sot ndeshjet e javës së 28-të të Superligës

Luhen sot ndeshjet e javës së 28-të të Superligës

08:39, 07/06/2020

Në Superligë ditën e sotme luhen 5 ndeshje, të vlefshme për javën e 28-të.

Të gjitha sfidat do të luhen në orën 17:00. Kryendeshja e kësaj jave është ajo ndërmjet Partizanit dhe Kukësit.  Të dy skuadrat duan fitoren në takimin e sotëm. Djemtë e Soromanit kërkojnë triumfin për të kaluar momentin e keq, pasi nuk njohin fitore prej 5 ndeshjes, ndërsa verilindorët dëshirojnë 3 pikët për të shpresuar te titulli kampion.

Një ndeshje delikate ka edhe Tirana në transfertë, ku do të përballet me Luftëtarin dhe fitorja është detyrim. Megjithatë edhe pse në letër duket gjithçka e thjeshtë, badheblutë duhet të kenë kujdes, duke parë që vetëm pak ditë më parë gjirokastritët i hapën shumë probleme Kukësit.

Skënderbeu shkon në Vlorë për tu përballur me Flamurtarin, një ndeshje ku ekipi i Dajës do të kërkojë fitoren e radhës dhe do të tentojë vendin e dytë në renditje. Ndeshjes interesantë janë edhe Bylis-Teuta dhe Laçi-Vllaznia, të cilat pritet të jenë të luftuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco