Gjesti heroik i futbollistit nga Kosova, shpëton fëmijën që po mbytej

Gjesti heroik i futbollistit nga Kosova, shpëton fëmijën që po mbytej

22:36, 06/06/2020

Futbollisti kosovar, Mehmet Hetemaj është heroi i ditës pasi shpëtoi një fëmijë nga mbytja në Finlandë.

Një fëmijë po freskohej në liqen, por ai nisi të fundosej. Menjëherë ka ndërhyrë futbollisti SJK-së i cili ishte në afërsi të liqenit artificial.

Fillimisht ka ndërhyrë nëna e futbollistit, por më pas ka pasur telashe edhe ajo. Në ujë është futur edhe Hetemaj.

“Nëna ime arriti shpejtë te fëmija. Por kuptova se të dy janë në telashe. Më pas u futa në ujë edhe unë. Arrita te vogëlushi dhe e ngrita atë mbi sipërfaqe të ujit. Më pas e kam dërguar deri në breg”, ka treguar Hetemaj për mediat finlandeze.

Hetemaj 32-vjeçar ka një ndeshje me Kosovën, ndërsa ka luajtur edhe për Finlandën. Në Itali ka luajtur për skuadra si Albinoleffe, Reggina e Monza. Ka luajtur edhe në Greqi dhe në disa skuadra në Finlandë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco