Martini: Në Ballsh për të marrë maksimumin, kam besim…

Martini: Në Ballsh për të marrë maksimumin, kam besim…

22:24, 06/06/2020

Barazimi në Laç nuk është për t’u flakur, kjo vlen për çdo skuadër të Superiores, duke llogaritur forcën që kurbinasit e kanë treguar tradicionalisht në shtëpi, në këtë mënyrë barazimi i Teutës në Laç mund të konsiderohet pozitiv, gjithsesi diçka duhet të ndryshojë dhe “Djemtë e Detit” do të duhet të kërkojnë maksimumin në Ballsh dhe këtë mendësi e konfirmon trajneri Edi Martini.

"Gjendja e skuadrës është e mirë, duke përjashtuar dy lojtarë, Çyrbjen, që ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e Laçit, dhe Aleksin që ka plotësuar kartonët. Ndaj Bylisit është ndeshje shumë e rëndësishme, do të shkojmë atje të luftojmë fort dhe të japim maksimumin", u shpreh Martini.

26 golat e realizuar bëjnë që Teuta të jetë sulmi më pak prodhues, duke mos përfshirë në këtë renditje Luftëtarin e Flamurtarin. Kjo ka ardhur edhe nga mungesa e një qendërsulmuesi, që të jetë i aftë të shënojë me vazhdueshmëri, megjithatë tekniku shkodran i durrsakëve ka besim tek reparti i tij i avancuar.

"E rëndësishme është të prodhojmë lojë dhe të krijojmë raste. Hebaj, Gruda dhe Kapllani janë tre sulmues të rëndësishëm për ekipin dhe besoj se do të shënojnë"

Teuta aktualisht mban vendin e 5-të dhe ka mëkatet e saj në këtë sezon, gjithsesi distancat janë të shkurtra dhe finalizimi i objektivit Europë është një bindje personale e trajnerit Edi Martini.

"Jemi të ngjeshur në renditje me rivalët tanë. Ne shohim punën tonë dhe besoj se skuadra që do të gabojë më pak do të shkojë në Europë"./ss

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco