Bayern solidarizohet, mbështet protestën për vdekjen e George Floyd

Bayern solidarizohet, mbështet protestën për vdekjen e George Floyd

22:05, 06/06/2020

Skuadra e Bayern Munchen bëri një gjest fantastik duke shprehur mbështetjen e tyre ndaj protestuesve në Amerikë pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis.

Vrasja nxiti reagime të mëdha, duke bërë që vendi të përballet me protesta të mëdha dhe të dhunshme kundër policisë.

Por, fushata ‘Black Lives Matter’ po përhapet edhe në fushën e blertë të futbollit. Sot, futbollistët e skuadrës bavareze mbanin në krah shiritat me mbishkrimin ‘Black Lives Matter’.

Sportistë të shumtë janë përfshirë në këtë fushatë, duke kërkuar barazi racore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco